BREAKING NEWS
Home » GREQI » Vullnetarët grekë presin nominim për Nobel

Vullnetarët grekë presin nominim për Nobel

Udhëheqësi i një grupi vullnetar në ishullin grek Kos ka mirëpritur lajmin se banorët e ishullit kanë qenë të nominuar për çmimin Nobel për Paqen.
George Chartofillis, presidenti i “Lëvizjes për Solidaritet Egje”, tha se një fitore do t’i “japë kuptim punës që ata kanë bërë”, shkruan BBC.

“Lëvizja për Solidaritet Egje” është një nga 16 grupet vullnetare nga ishujt e Egjeut të nominuar të dielën për çmimin e madh. Ata ishin nominuar nga më shumë se 230 akademikë nga universitete duke përfshirë Oxford, Harvard, Princeton.

“Ata siguruan fonde; hapën shtëpitë e tyre; u kujdesur për të sëmurët dhe të plagosurit; ndanë një vakt apo rrobat e tyre me të ardhurit e rinj”, thuhet në letrën që akademikët i kanë dërguar grupit.

Vetëm individët ose organizatat e ligjshme mund të emërohen për nominim për Nobel, kështu që vullnetarët u bashkuan në një rrjet të përbashkët të quajtur “Lëvizja e Solidaritetit Egje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test