BREAKING NEWS
Home » BOTA » Shkroi “Kthehu “Hitler”, dënohet me burg

Shkroi “Kthehu “Hitler”, dënohet me burg

Postimi ”Kthehu Hitler” në rrjetin social “Facebook”, i ka kushtuar një shtetasi të FYROM dënimin me dy vite e gjysmë burg në Austri.

Juria e gjykatës të qytetit Sankt Poelten, të enjten e kaluar, e shpalli të fajshëm të dënuarin për shpërndarje të propagandës naziste, që është rreptësisht e ndaluar në shumë vende evropiane.

Burri me profesion kuzhinier, është arsyetuar para gjyqit se nuk ka pasur njohuri se është duke kryer vepër penale. Ai në “Facebook” ka publikuar fotografi të ushtarëve gjermanë dhe foto të Hitlerit, shkruan “Ina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test