BREAKING NEWS
Home » QIPRO » Qipro: Votohet sot buxheti i fundit i memorandumit

Qipro: Votohet sot buxheti i fundit i memorandumit

Sot gati për votim në Seancën Plenare të Parlamentit Qipriot, buxheti i shtetit për 2016-n, i cili përbën buxhetin e fundit shtetëror që dorëzohet në kuadër të memorandumit duke marrë parasysh edhe programin për mbështetje financiare të Qipros.

Buxheti është hartuar në bazë të parashikimeve të programit të përditësuar makroekonomik të përshtatjes së Korrikut 2015.

Dje filloi diskutimi për buxhetin dhe krerët e partive parlamentare mbajtën qëndrimet e tyre, ndërsa sot vazhdon dhe përfundon diskutimi me fjalimet e deputetëve.

Buxheti parashikon në total të ardhura të nivelit 5.9 miliardë euro dhe shpenzime që përllogariten në 7.4 miliardë. Shpenzimet totale për 2016-n paraqesin ulje afërsisht 0.4%, në krahasim me 2015-n, ndërsa rritje me 1.4% paraqesin të ardhurat për 2016-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test