BREAKING NEWS
Home » QIPRO » Qipro: Ushtria në aeroporte nga frika e terrorizmit

Qipro: Ushtria në aeroporte nga frika e terrorizmit

Në aeroportet e Larnaka-s de të Pafu, por dhe roje në vende të rrezikshmërisë së lartë do të vendosen nga java tjetër pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Qipros në mënyrë që të kontribuojnë në masat e sigurisë kundër terrorizmit.

Vendimi për përdorimin e anëtarëve të GK-së u vendos për shkak të informacioneve për sulme terroriste në vende europiane, por dhe për shkak të nevojës së mbështetjes së policisë. Siç shënon gazeta “Politis”, vendimi u morr sepse policia kohët e fundit ka marrë përsipër të mbulojë nevoja të cilat tejkalojnë mundësitë e numrit të stafit që posedon, i cili është i reduktuar për shkak të ndalimit të marrjes në punë të policëve të rinj për shkak të memorandumit.

Mbështetja e policisë me trupa ushtarake zbatohet dhe në shumë vende të tjera të Europës, sidomos pas sulmeve terroriste në Paris. Ushtria merr pjesë për arsye sigurie dhe në asnjë mënyrë nuk zëvëndëson policinë në punët e saj të zakonshme. Në Qipro fillimisht kjo masë parashikohet të zgjasë për tre muaj.

120 anëtarët e Gardës Kombëtare të Qipros që janë zgjedhur janë oficerë ose nënoficerë që shërbejnë në Skuadrën e Shkatërrimeve Nëndetare qipriote (OYK), në sulme tokësore dhe si policë ushtarakë dhe do të kalojnë nga një stërvitje në Akademinë e Policisë dhe në MMAD për përdorjen e armëve që përdor policia. Siç raporton gazeta Politis, do të mund të hetojnë, të kontrollojnë, dhe të arrestojnë qytetarë, duke patur kompetencat që ligji i jep policëve.

Burimi: “Politis”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test