BREAKING NEWS
Home » GREQI » Qendrat e refugjatëve në Sindho dhe Skisto, të hapura por të ruajtura nga policia

Qendrat e refugjatëve në Sindho dhe Skisto, të hapura por të ruajtura nga policia

Tipi i hapur, por të ruajtura, do të jenë kampet në Sindho dhe Skisto të Greqisë që vazhdojnë të krijohen nga ushtria për refugjatët dhe do të jenë  qendrat e emigrantëve që do të kenë një kapacitet në total prej 8,000 personave, siç theksoi Ministri i Politikës së Emigracionit Janis Muzala.

Duke folur për radion “Skai” ministri Muzala  shpjegoi se  do të ketë ndarje të refugjatëve dhe emigrantë të qëndrojnë në këto qendra nga 24-48 orë dhe pastaj do të përcillen në brendësi.

Muzala tha se refugjatët deri në nëntor ishin 75% – 80% e njerëzve që hynin në vendin tonë, por që nga dhjetori lëvizja  emigratore ka ndryshuar dhe refugjatët përbëjnë 45% -55% të personave që hyjnë në Greqi.

Kryetari i Dhelta Mimis Fotopulos, në një bisedë telefonike që pati me  ministrin  Muzala,  informoi atë se ushtria do të marrë përsipër rregullimin e objekteve të vjetra të kampit në Sindhos, e cila do të strehojë 500 refugjatë fillimisht dhe pastaj 4,000, të tjerë.  Ndërsa ruajtja  e kampeve do të  jetë detyrë e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test