Një dritare e vogël në një krizë mbarëhumnae. Në Davos ditorja “Një Ditë në Jetën e Një Refugjati” jep mundësinë tek të pranishmit të ndjekin se çdo të thotë të jesh refugjat.
Simulimi zgjat një orë dhe në të marrin pjesë refugjatë dhe anëtarë të OJQ-ve, që kanë rolin e ushtarëve dhe të drejtorëve të qendrave të mikpritjes.
Sipas OKB-së, numri i njerëzve që janë larguar nga atdheu botërisht ka arritur 59.5 milionë në 2015-n.
Ballkani: Pikë kalimi për refugjatët
Pas Shkupit, qeveritë e Kroacisë dhe Sllovenisë njoftuan se nuk do të lejojnë kalimin e refugjatëve që deklarojnë si destinacion Europën perëndimore.
Rreziku i rrethimit së qindra mijëra njerëzve para kufijve të mbyllur mbetet. Austria deklaroi uljen drastike të numrit të refugjatëve që do të presë.
Për një paralajmërim për Europën bëri fjalë ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurtc nga Davos.