BREAKING NEWS
Home » QIPRO » Në Qipro Ministri i Jashtëm Kinez

Në Qipro Ministri i Jashtëm Kinez

Në Qipro mbërrin sot për një vizitë dyditore Ministri i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës Wang Yi.

Sipas programit të vizitës së tij, z. Uang do të mbërrijë në pasdite dhe menjëherë do të shkojë në Lefkosi ku dhe do të shëtisë rrugët Lidhras dhe Onasagoru.

Nesër në mëngjes z. Wang do të pritet në Rezidencën Presidenciale nga Presidenti i Republikës Niko Anastasiadhi. Në vazhdim do të shkojë në Parlamentin Qipriot ku dhe do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Janaki Omiru.

Më vonë z. Weng dhe përfaqësia që e shoqëron do të ndodhen në bisedime zyrtare me përfaqësinë qipriote, në Ministrinë e Jashtme të Qipros. Pas bisedimeve do të bëhen deklarata dhe më pas do të shtrohet një darkë nga ministri i Punëve të Jashtme të Qipros z. Kasulidhi për nder të z. Wang.

Nesër pasdite Ministri i Jashtëm kinez do të vizitojë teatrin antik të Kurios ndërsa më vonë do të vizitojë zonën e Finikudhëve në Larnaka. Do të largohet nga Qipro nesër në darkë.

Burimi: CyprusTimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test