Leonardo DiCaprio më në fund e fitoi çmimin si aktori më i mirë në filmin “The Revenant” të dielën në mbrëmje.
Por askush nuk ishte më e kënaqur se sa nëna krenare e aktorit 41-vjeçar Irmelin, e cila brohoriste nga publiku, teksa djali i saj u ngjit në skenë për të pranuar trofeun e tij, për punën gjigande në dramën hakmarrëse të Alejandro G. Inarritu.
I pranishëm ishte edhe babai i Leos, George i cili u bashkua gjithashtu për një festë familjare. Gruaja e tij 73-vjeçare rrezatonte krenari teksa shikonte DiCaprion që rrëmbeu çmimin.