Në Gjermani janë të sigurt për largimin e Robert Levandovskit nga Bajern Mynihu, duke theksuar se destinacioni i ardhshëm i polakut është Parisi.
Parizienët po mendojnë që tani për lojtarin që do të zëvendësojë Ibrahimoviçin në fund të sezonit, kur pritet që ai të largohet nga PSG-ja.
Mediat gjermane shkruajnë se trajneri Blank ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës Levandovskin si zëvendësim për suedezin Ibrahimoviç.
PSG-ja ka gati një ofertë prej 70 milionë euro për transferimin polakut në “Parc De Princes”.