BREAKING NEWS
Home » BOTA » Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen

Kryeministri i Ukrainës, Arseny Yatseniuk, ka dhënë dorëheqje nga posti gjatë një prononcimi për televizionin.

“Kam marrë vendim që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit të Ukrainës. Të martën, më 12 prill, do t’ia dorëzoj atë parlamentit”, ka thënë Yatseniuk në komentet që janë transmetuar në kanalet televizive të Ukrainës.

Yatsenyuk ka qenë në këtë detyrë që kur ish-presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Yanukovych, u rrëzua nga pushteti në shkurt të vitit 2014. Presidenti aktual, Petro Poroshenko, i ka kërkuar atij dorëheqjen pak muaj më parë, duke thënë se Yatsenyuk ka humbur mbështetjen.

Qeveria e tij është akuzuar për mosveprim dhe korrupsion. Kriza politike e Ukrainës ka thyer koalicionin qeverisës dhe ka vonuar pagesën e ndihmës prej 17.5 miliardë dollarësh, të dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporton “Reuters”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se do të ngrijë të gjitha paratë e ndihmës nëse Ukraina nuk i kryen reformat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test