BREAKING NEWS
Home » QIPRO » Emigrantët, Qipro kërcënon paktin BE-Turqi

Emigrantët, Qipro kërcënon paktin BE-Turqi

Nikos Anastasiadis, presidenti qipriot, refuzoi kushtet e ofertës së Bashkimit Evropian për Turqinë për të rinisur bisedimet për anëtarësim, duke rrezikuar paktin për të kthyer në Turqi refugjatët që zbarkojnë në ishujt grekë.
Për refugjatët tashmë udhëtimi i shkurtër me varkë nga Turqia është bërë rruga më e preferuar drejt BE-së. Javën e shkuar, Turqia pranoi që emigrantët të rikthehen në territorin e saj në këmbim të koncesioneve nga BE-ja. Por sipas Qipros, edhe Turqia duhet të bëjë koncesione.
Pas bisedimeve në Qipro me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, Anastasiadis tha se së pari Turqia duhet të përmbushë obligimet e saj.

Sipas tij nevojitet njohja e qeverisë së Qipros dhe hapja e aeroporteve turke për tregtinë dhe pasagjerët nga ishulli.
Ai pranoi se pakti për emigrantët duhet ndrequr sërish për t’u pranuar nga 28 vendet anëtare dhe nga institucionet e BE-së. Sipas analistëve,

Qipro e komplikon jo pak paktin e debatuar me Turqinë, pasi një kundërshtim i saj mund ta ndalojë atë plotësisht.
Është për t’u parë se si do të reagojë pala turke ndaj kushteve qipriote, pasi nëse nuk arrin përfitimet që Brukseli i ofronte, Turqia mund të vendosë të mos i pengojë aspak mijëra emigrantë që shkojnë drejt Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test