BREAKING NEWS
Home » GREQI » Hapet kufiri në Shkup – Në Athinë mbërrijnë deri në mbrëmje 6,500 refugjatë

Hapet kufiri në Shkup – Në Athinë mbërrijnë deri në mbrëmje 6,500 refugjatë

Është hapur në mëngjes herët kufiri në  zonën neutrale Greqi – Shkup, në Idhomeni, që mbetën të mbyllura në mënyrë arbitrare që nga mesdita e së shtunës për refugjatët.

Sipas policisë greke, në këtë kohë, rreth 1.600 njerëz kanë qënë duke pritur për të kaluar në vendin fqinj, nga të cilat 700 janë të vendosur në kamp dhe pjesa tjetër në stacionin e gazit, në kulmin e Polikastru.

Në këtë pikë, megjithatë, pritet sërish të rritet  numri i refugjatëve, për shkak të  grevës së trageteve, nga  Kios dhe Mitilini janë nisur mijëra emigrantë dhe refugjatë të cilët zbarkonin në portin e Pireut, ku deri natën janë  pritur mbi 6,500 !

Më konkretisht, në mëngjes në Pire arritën tragete  “Blue Star” nga  Patmos me 1,622 persona (804 nga Mitilene dhe 818 nga Kios), “ Blue Star 2” mbante nga Kos 515 emigrantët dhe refugjatët nga ishulli i Rodhos ‘560 njerëz nga Lesbos dhe 615 nga Kios dhe “Tera Jet” arriti  me 1,708 njerëz nga Mitilini.

Në “Eleftherios Venizelos” mbërritën  1,250 emigrantë dhe refugjatë nga Mitilini dhe 272 të tjerë nga Kios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test