BREAKING NEWS
Home » GREQI » Greqia, studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë

Greqia, studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë

Këshilli i Rajonit të Epirit, në Greqinë  Veriore,  ka shpallur konkurrimin për këshillim teknik  dhe studimin mbi zhvillimin  e ndërtimit të rrjetit hekurudhor mes këtij rajoni dhe Shqipërisë. Sipas burimeve  zyrtare greke kompania që do të studiojë ndërlidhjen e  dy rrjeteve hekurudhore mes Greqisë dhe Shqipërisë,  do të duhet të bashkëpunojë edhe me autoritetet shqiptare të hekurudhave.

Ndërkohë, financimi për këtë proces paraprak  tashmë është shpallur nga Qarku dhe është njoftuar për prokurim. Burimet mediatike greke kanë pohuar se ende nuk ka një  interesim nga hekurudhat shqiptare për këtë projekt, por mes të dy vendeve vitet e fundit ka pasur vullnet pozitiv në këtë drejtim.

Ngritja e rrjetit hekurudhor mes Greqisë dhe Shqipërisë,  në kuadër të projekteve të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, do t`i ndihmonte jo vetëm përmirësimit të lëvizjes së mjeteve dhe mallrave,  por edhe nxitjes së Turizmit. Sipas zyrtarëve të Prefekturës së Janinës, komiteti i përbashkët Shqipëri – Greqi, në parim, e ka miratuar këtë projekt dhe mbetet të hidhen hapa konkretë për realizimin e tij./Zëri i Amerikës/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test