Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj po kërkohet nga gjigantët e futbollit botëror.
Paraqitjet e tij të shkëlqyera me Napolin kanë zgjuar interesin e spanjollëve të Atletikos së Madridit. Disa javë pasi u zbulua se shqiptari ishte nën radarët e Bajernit të Mynihut, së fundmi në garë është edhe skuadra e “Diego Simeones”.
“Tuttomercatoweb” shkruan se “Los Colchoneros” e shohin Hysajn si zëvendësuesin më të mirë të Juanfran. Vlera e shkodranit është rritur ndjeshëm dhe ai tani vlerësohet plot 20 milionë euro.