BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Në skandalin e “Dokumenteve të Panamasë” dhe gazetarë shqiptarë

Në skandalin e “Dokumenteve të Panamasë” dhe gazetarë shqiptarë

Duket se “Dokumenteve të Panamasë” nuk do t’u shpëtojnë as gazetarët shqiptarë.

Drew Sullivan, drejtor i Organizatës për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), e cila operon në Evropën Lindore, Ballkan dhe Rusi, tha se shumë shpejt do të sjellë emrat e përfshirë në këtë skandal.

Pyetjeve të “Dritare.net”, kur dhe sa shpejt do të ndodhë kjo, Sullivan iu përgjigj: “Jemi ende në proces. Ende nuk janë hapur në mënyrë të thelluar dokumentet nga Shqipëria. E nisëm me Rusinë, që kishte shumë materiale, pastaj Serbinë, Rumaninë, Çekinë. Më beso, njerëzit janë duke punuar dhe ne do t’i japim emrat sa më shpejt të jetë e mundur. Për ta bërë këtë, do të vijnë në Bosnjë – ku ne kemi qendrën, disa gazetarë shqiptarë, me të cilët OCCRP-ja po bashkëpunon. Ne nuk e dimë kush është kush; kush nga Shqipëria, FYROM apo Kosova. Ata e dinë këtë”.

I pyetur se në median shqiptare është thënë që në “Panama Papers” ka emra të rëndësishëm nga Shqipëria dhe kjo duhet të ketë dalë prej gazetarëve që punojnë me OCCRP-në, Drew Sullivan u përgjigj prerë: “Kush e thotë këtë? Gazetarët të cilët po punojnë me ne kanë rregulla të rrepta bashkëpunimi dhe u është bërë e qartë të mos komunikojnë me askënd. Mesa di unë, ata e kanë mbajtur fjalën. Nuk besoj të ketë folur asnjë prej tyre. A ka emra shqiptarësh të rëndësishëm? Unë i di emrat, por e urrej të flas para kohe. Kjo është një maratonë, jo një sprint”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test