Është tejkaluar në 53.000 mijë numri i refugjatëve në të gjithë Greqinë, sipas të dhënave të Organit për Menaxhimin e Koordinimin e Krizave për Refugjatët. Të ardhurit e rinj ishin vetëm 68, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që mbetën në ishujt është 6,384.
Në Atikë numri arriti në 14 797, nga të cilëve 4,720 në Pire. Në Evia, Fthiotida dhe Larissa janë rreth 2566 persona, ndërsa në Greqinë jugore 340 refugjatë. Në kampin e Idomenit janë 11 269 refugjatë ndërsa në stacionin e gazit Polykastrou 1.264. Konkretisht në pjesën veriore të Greqisë numri i refugjatëve arriti në 28.955 persona.