BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Tropojë, një mashkull dhe një femër gjenden të vdekur në bunker

Tropojë, një mashkull dhe një femër gjenden të vdekur në bunker

Dy persona janë gjetur të vdekur në një bunker në Tropojë.

Trupat e paidentifikuar të një mashkulli dhe një femre janë gjetur në një bunker në afërsi të qafës së Mejdanit.

Policia bëri të ditur se dy kufomat janë në gjendje të dekompozuar dhe mbajnë veshur rroba sportive.

Në veshjet e tyre nuk ka dëmtime të shkaktuara me armë ose mjete të tjera.

Pritet që identifikimi i tyre t’i hapë rrugë hetimit për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test