BREAKING NEWS
Home » KULTURA » “The Guardian” shkruan për Kadarenë

“The Guardian” shkruan për Kadarenë

“The Guardian” gazeta britanike i ka kushtuar një artikull romanit të Kadaresë, “E penguara”. Në gjuhën angleze romani mban titullin “Vajzë në ekzil”. Nën titullin “Një vajzë nën ekzil-të mësosh të jetosh me të vdekurin”. Në shkrim thuhet se “melodrama, tragjedia dhe miti ndriçojnë marrëdhëniet në mes individit dhe shtetit në një roman të mirë të shkrimtarit shqiptar”. Gazeta shkruan se Kadare është një shkrimtar që merret me gabimet e tmerret njerëzore, në stile dhe forma që dikush do t’i cilësonte të sintetizuara. “Kam provuar”, është shprehur Ismail Kadare në një intervistë të vitit 1998 për “Paris Review”, “të bëj një lloj sinteze mes tragjedisë së madhe dhe grotesku”. Në këtë (libër), për mirë dhe për keq, ai ia ka dalë mbanë. I lindur në Shqipëri dhe pasi ka jetuar për një periudhë të konsiderueshme në Paris, ai është një nga ata shkrimtarë të rrallë me reputacion ndërkombëtar, që ka arritur të shmangë kurthet postmoderne të “letërsisë botërore”. Sipas gazetës, puna e tij mbetet vërtetë e veçantë dhe sfiduese. Kjo nuk e bën doemos leximin të lehtë. “Libri të mëson të jetosh me të vdekurin, me vdekjen, me hijet dhe me humbjet”- thuhet me tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test