BREAKING NEWS
Home » AUTO-MOTO » Tërheqje nga tregu të automjeteve të BMW

Tërheqje nga tregu të automjeteve të BMW

Tërheqje nga tregu të automjeteve të BMW të serisë 3 (E46), 5 (E39) dhe X5 (E53) po pregatit kompania BMW HELLAS. Tërheqja kap 10.845 automjete, tek të cilat ka mundësi që të mos hapet tërësisht Airbag-u i shoferit, kur kjo të jetë e nevojshme.

Deri tani nuk është raportuar ndonjë rast aksidenti, që të ketë lidhje me këtë çështje.

Pronarët e makinave që do të tërhiqen do të lajmërohen me shkrim nëpërmjet një letre personale, në mënyrë që të vizitojnë rrjetin e përfaqësuesve zyrtarë të BMW HELLAS, në mënyrë që të zëvëndësohet Airbag-u pa ndonjë barrë fiskale.

Më shumë informacion në numrin e telefonit 210-9118000.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test