BREAKING NEWS
Home » GREQI » Tension në Idomeni, refugjatët tentojnë të kalojnë kufirin (FOTO)

Tension në Idomeni, refugjatët tentojnë të kalojnë kufirin (FOTO)

 

Qindra refugjatë në kampin e Idomenit kanë tentuar të kalojnë sot gardhin që ndan Maqedoninë me Greqinë.

Policia maqedonase ka përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur refugjatët, të cilët janë përgjigjur me gurë.

Përleshjet kanë nisur pasi një turmë prej 500 njerëzish ka reaguar ndaj zërave se kufiri do të hapej.

“Tri grupe emigrantësh, gjithsej 500-700 veta, të cilët kanë qëndruar më gjatë në kampin e paligjshëm në Idomeni, kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin duke e dëmtuar rrethojën mbrojtëse në tri vende nga guri kufitar 59 drejt Moinit. Me ndërhyrjen në kohë të forcave tona të sigurisë, të cilat përdorën bomba-shok dhe bomba me gaz, si dhe me ndërhyrjen e policisë greke, grupet janë penguar në qëllimet e tyre dhe u kthyen sërish në kampin e Idomenit”, tha për agjencinë maqedonase të lajmeve MIA Zoran Llazarovski, zyrtar në Gjevgjeli.

Pasi përpjekjet e tyre u penguan nga policia e Maqedonisë, rreth 100 emigrantë, përfshirë fëmijë, tentuan të kapërcenin gardhin.

Janë mbi 11200 njerëz të bllokuar në kalimin kufitar Idomeni në veri të Greqisë, pasi vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë që prej shkurtit.

paidi_22

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test