BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Tahiri: Në PS vendos anëtarësia, në PD një individ i vetëm

Tahiri: Në PS vendos anëtarësia, në PD një individ i vetëm

Kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, e konsideron referendumin e sotëm si një konfirmim të dimensionit demokratik brenda forumeve socialiste. Tahiri tha se ky është një prej aspekteve që bën dallimin mes të majtëve dhe opozitës.

“Besoj se gjithkush i ka shumë të qarta modelet e ndryshme që përfaqësojmë ne dhe ata që kemi përballë. Këtu vendosin anëtarët e partisë nëpërmjet një referendumi. Ata që kemi përballë jo referendum që as e imagjinojmë, por vendos vetëm njëri. Ne jemi të hapur, transparentë e gjithëpërfshirës dhe anëtarësia ka mundësi të thotë fjalën e vet. Ata përballë flasin me dhunë dhe me bllokim. Këto janë dy qasje të ndryshme brenda partisë që sigurisht kanë të bëjnë edhe me qasjen në tërësi që kemi ne ndaj qeverisjes dhe ndaj reformave të mëdha që kemi ndërmarrë”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test