BREAKING NEWS
Home » BOTA » Sulm terrorist në Pakistan dhjetëra të vdekur

Sulm terrorist në Pakistan dhjetëra të vdekur

Pakistani është bërë sërish shënjestër e sulmeve terroriste.

Së paku 63 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur është bilanci i një shpërthimi vetëvrasës që goditi qytetin e Lahores të dielën.

Bilanci mund të përkeqësohet edhe më tepër, pasi shumë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Sipas mediave ndërkombëtare, një kamikaz hodhi veten në erë në parkun Ikbal, në pjesën veriperëndimore të qytetit. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në çastin e shpërthimit, parku qe i mbushur me njerëz, sidomos të krishterë që po festonin Pashkën. Disa dëshmitarë e përshkruan skenën si “ferri mbi tokë”, me gjak dhe pjesë trupash të shpërndara në bar.

Lahore është kryeqendra e Punxhabit, provinca më e madhe dhe më e pasur e vendit si dhe bastioni politik i kryeministrit Navaz Sharif.

Pakistani vazhdimisht vuan nga dhuna që vjen nga talibanët, përplasjet fetare dhe veprimtaria e bandave kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test