BREAKING NEWS
Home » OPINION » Siria, shumë aktorë, shumë pengesa

Siria, shumë aktorë, shumë pengesa

Nga Matthias von Hein

Dihet, është shumë e vështirë të ndërmjetësosh armëpushimin mes dy palëve armiqësore. Lufta në Siri nuk është një luftë mes dy palësh, por mes shumë aktorëve, jashtë si brenda saj: Rreth 100 grupe opozitare dhe rebelësh dhanë miratimin e tyre për armëpushimin. Ulja e armëve ishte një marrëveshje më 22 shkurt mes SHBA dhe Rusisë si drejtues të një grupi mbështetës për Sirinë të përbërë nga 17 vende (ISSG). Nga ana e qeverisë siriane për armëpushimin duhet të jepnin miratimin e të respektonin ujdinë krahas forcave siriane, edhe aviacioni ushtarak rus, organizatat iraniane, si edhe milicët shiitë nga Afganistani, Iraku dhe Libani. Problemi kryesor i këtij armëpushimi: Përjashtimet. Ka arsye të forta për të përjashtuar prej tij dy aktorë kryesorë.

Të ashtuquajturin “Shteti Islamik“ dhe degën e Al-Kaidës, “Al Nusran”. Të dy këto grupime lejohet të sulmohen. IS reagoi dhunshëm me atentate me bomba më 21 shkurt në Homs dhe Damask me gati 200 viktima, qëllimisht për të bërë të qartë se nuk e vlerëson armëpushimin. Kreu i Frontit “Al-Nusra”, Abu Mohammed al-Golani u bëri thirrje kryengritësve pak para fillimit të armëpushimit të luftojnë më fort Asadin dhe aleatët e tij. Problematike situata mbetet në Alepo, qytetin verior sirian. Rreth 40.000 luftëtarë të opozitës së armatosur duket se janë në Alepo, të shpërndarë në 50 grupime të ndryshme. “Al-Nusra është një nga më të fortit”.

Fronti kontrollon pjesë të infrastrukturës, furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Pozicionet e “Al-Nusra”-s dhe grupeve të tjera opozitare në Alepo nuk janë larg njëritjetrit. Do të jetë shumë e vështirë për t’i ndarë ato dhe për të fiksuar në harta se ku duhet bombarduar dhe ku jo. Tjetra: Edhe grupet e moderuara bëjnë herë pas herë aleanca taktike me ekstremistët. “Pas pesë vitesh luftë qytetare asnjëri nga ish-grupet opozitare nuk është më i pastër”, thotë Daniel Myler nga Fondacion i Hesenit për Paqen dhe Konfliktin. Por edhe qeveria siriane ka bërë aleanca me ekstremistët, si “Al-Nusra”-n apo ISIS, thotë Myler. “Kjo lidhet thjesht me atë që ekstremistët sulmojnë të gjitha palët në konflikt. Si opozitën ashtu edhe qeverinë siriane. Në këtë kuptim të dyja palët bëjnë pakte, regjimi dhe palët në luftë civile – edhe me ekstremistët.” Opozita nuk kanë qenë fillimisht religjioze, sqaron studiuesi Daniel Myler.

Por me vite, radikalizimi është shtuar. Një rol të rëndësishëm kanë luajtur këtu shtetet e Gjirit Persik, të cilat kanë mbështetur grupet më fetare. Një studim i Institutit për Studimet e Luftës, në mesin e shkurtit, ka vënë në fokus opozitën në Alepo. Të pesë grupet më me influencë i përkasin spektrit islamist. “Ahral al Sham”, një grupim, i mbështetur nga Turqia dhe disa shtete të Gjirit është kategorizuar si salafist-xhihadist. Tre nga katër grupime të tjera kanë mbështetjen e SHBA. Alepo banohet prej 8000 vjetësh, para 700 vjetësh udhëtari arab Ibn Batuta ishte i mrekulluar nga bukuritë e qytetit, 250 vite më parë britaniku Uilliam Eton i vazhdoi himnet për qytetin dhe shkroi se Alepo është “qyteti i ndërtuar më mirë nga perandoria turke dhe banorët janë të sjellshëm”. Tani zemra e ekonomisë siriane, një larmi etnike dhe kulturore, është kthyer në rrënoja. Por Alepo është vendi edhe ku vendoset për armëpushimin dhe të ardhmen e Sirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test