Një 24-vjeçar ka gjetur një mënyrë të zgjuar për të përfituar shërbime të shumta falas.
Ai e ka ndryshuar mbiemrin e tij në “Null”, pasi kjo fjalë nuk njihet nga bazat e të dhënave të sistemeve kompjuterike.
Raven Felix Null thotë se ndryshimi i mbiemrit i ka siguruar atij makina me qira si dhe shtatë net në shtatë hotele të ndryshme falas.
Duke qenë se fjala është e paregjistrueshme, sistemi nuk e njeh atë si person. Kjo do të thotë se kur recepsionisti shkruan “Null” në kutinë e mbiemrit, sistemi e njeh automatikisht si mungesë të dhënash. Një gjë e tillë rezulton në refuzimin e kompjuterit për të pranuar kërkesën e faturimit, dhe kështu Raven nuk duhet të paguajë asgjë.
“Shpikjen” e tij 24-vjeçari e ka bërë të ditur në rrjetin social “Reddit”. E nëse dikush do të provojë të marrë masa, Raven thotë se do ta hedhë në gjyq për diskriminim.