BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Shtëpia e Bardhë: Reformat, të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE

Shtëpia e Bardhë: Reformat, të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE

Zyra e zv.presidentit amerikan ka zbardhur takimin e kryeministrit Rama  në Shtëpinë e Bardhë. Në një njoftim për shtyp të Shtëpisë së Bardhë thuhet se në takimin e nënpresidentit Biden me kryeministrin Rama mori pjesë edhe Presidenti Obama.

“Presidenti, nënpresidenti dhe kryeministri theksuan rëndësinë e partneritetit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti dhe nën presidenti, thuhet në njoftimin për shtyp, shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik që luan Shqipëria për çuarjen përpra të sigurisë në rajon dhe ripohuan rëndësinë e mbajtjes hapur të dyerve të integrimit euro-atlantik për stabilitetin në Ballkan.

Presidenti dhe nën presidenti përshëndetën Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës në nxitjen e tolerancës fetare, për ndihmesën e rëndësishme të Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit ISIL dhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka ndërmarrë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti, nën presidenti dhe kryeministri ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit të reformave në mënyrë që Shqipëria të përparojë në integrimin evropian”, citon njoftimin “Zëri i Amerikës”.

/ Zëri i Amerikës / 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test