BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Shqiptarët blejnë 20 mijë fanella për 60 ditë

Shqiptarët blejnë 20 mijë fanella për 60 ditë

Një çmenduri më vete për fanellën e Shqipërisë. Nga dita e prezantimit të fanellës Triumf deri sot janë shitur më shumë se 20 mijë fanella në gjithë botën dhe FSHF dhe ”Macron” mendojnë që kjo shifër deri në fund të Europianit ku kjo fanellë do të dalë nga qarkullimi të shkojë deri në 60 mijë ekzemplarë. Bluza e re e kuqezinjve është një surprizë e vërtetë aq sa ka çuditur edhe vetë federatën dhe prodhuesin që mezi po i plotëson kërkesat e tifozëve shqiptarë. Vetëm në dy muaj janë shitur 20 mijë ekzemplarë çka do të thotë se ka qenë me të vërtetë një histori suksesi. Tifozët nuk janë ndalur edhe pse çmimi i fanellës ka qenë shumë i majmur. Ata po investojnë paratë e tyre në këtë bluzë unike. Porosi ka nga e gjithë bota dhe për këtë askush nuk e priste që të kishte aq shumë kërkesa.

Çmimi 

Duhet thënë se Shqipëria ka një nga pesë fanellat më të shtrenjta në Europian. Ishte “Daily Mirror” që zbuloi një fakt të tillë. Sipas gazetës angleze, fanella e famshme “Triumf” është një nga pesë fanellat më të shtrenjta në shitje për tifozët. Ajo madje ka kaluar edhe Anglinë e vende të tjera të mëdha si Italia e Spanja apo Franca. Na e kalojnë vende me standarde të shumë të larta jetese si Suedia, Austria, Belgjika apo Gjermania. Më saktë fanella jonë kushton 78.33 euro. Pak a shumë Gjermania, Belgjika dhe Austria. Vetëm Suedia ka bluzën më të shtrenjtë rreth 100 euro. Gjithsesi për kuqezinjtë 78.33 euro janë jo pak për tifozët shqiptarë, ndonëse bluza do të jetë vetëm për Europian. Duhet thënë se ekipe të mëdha si Spanja apo Italia e kanë gati 6 euro më lirë fanellën zyrtare që shitet nëpër dyqanet e zakonshëm.

Fanella e Kombëtares Shqiptare është shpallur fanella më e bukur e Euro 2016, në një sondazh të organizuar nga portali i njohur i gjerman, ‘Sport1’. Në sondazhin e ‘Sport1’, fanella e Kombëtares Shqiptare ka marrë 26 mijë vota, duke u renditur në vendin e parë, duke lënë pas Turqinë me 24 mijë vota, dhe Gjermaninë me 4,600 vota. Në vendin e katërt është renditur Franca, dhe në të pestin Belgjika.

Detaje

Çmimi fanellës së Kombëtares është 78.33 euro dhe ky çmim do të jetë i tillë deri në fund të Europianit.

Për herë të parë në një finale të kampionatit europian, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me një fanellë të personalizuar, e cila është dizenjuar nga një kompani shqiptare.

Pas shumë kërkesave, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që t’ia besojë për 5 vitet e ardhshme këtë detyrë kompanisë italiane “Macron”.

Bëhet fjalë për një dizajn krejtësisht të ri dhe, ashtu siç pritej, me një shqiponjë të vendosur në mes në të trija fanellat që mbërrijnë në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanela e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme .

Fanella është një ndërthurje mes traditave shqiptare, me shqiponjën si simbol, dhe modernes, pasi dizenjo e saj është vërtet unike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test