BREAKING NEWS
Home » EKONOMI » “Shqipëria e rrezikuar nga kriza e borxheve”

“Shqipëria e rrezikuar nga kriza e borxheve”

Sipas një raporti mbi borxhet, Shqipëria, është një ndër vendet që renditet në listën e 108 shteteve të rrezikuara nga kriza e borxheve. Në këto vende, mes të cilave është dhe Serbia me Kroacinë, gjendja nuk ka përmirësim dhe tendenca e borxheve është në rritje.

Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion. “Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”, deklaroi Jurgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de” të mërkurën (13.04) në Berlin gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës “Misereor”.

“Nga rënia e çmimeve të lëndëve të para dhe rritja e papritur e interesave kërcënojnë borxhe të reja si në vitet 1980”, theksoi Kaiser. Sipas të dhënave të “Misereor” dhe “Erlassjahr.de” borxhet shtetërore kundrejt donatorëve të jashtëm në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion janë në rritje prej vitesh dhe kanë arritur ndërkohë një shumë të përgjithshme prej rreth 5,4 bilion bilionë Dollarë borxhe. Kjo rritje është pesë herë më shumë se përpara 25 vjetësh.

Sipas raportit mbi borxhet, 108 shtete konsiderohen si “me borxhe kritike”. Raste dramatike paraqiten në periferinë evropiane si në Kroaci, Serbi, Ukrainë e Shqipëri. Këtyre u shtohen edhe vende si Gambia, Gana dhe Mauritania në Afrikë, India e Pakistani si dhe Libani e Jordania në Lindjen e Mesme.

Rreziqet e një përkeqësimi të gjendjes së borxheve në vendet e prekura, sipas ekspertëve, kanë të bëjnë me rënien e ndjeshme të çmimeve për lëndët e para, zhvillimet e paparashikueshme në tregjet e kapitalit dhe një rritje e dobët ekonomike globale. Lëvizjet aktuale të migracionit janë një “dëshmi e dështimit të politikës perëndimore të zhvillimit”, tha koordinatori i “Erlassjahr.de”. Natyrisht që borxhet nuk janë e vetmja dhe arsyeja e drejtpërdrejtë për arratinë e njerëzve, por megjithatë mungesa e perspektivës ekonomike është një faktor i rëndësishëm, theksoi ai.

“Erlassjahr.de” dhe “Misereor” i bëjnë thirrje qeverisë gjermane, që krizën që kërcënon ta vendosë në agjendën ndërkombëtare. Të dyja këto organizata me karakter fetar kërkojnë krijimin e një kuadri global ligjor për zgjidhjen e krizës së borxheve, në të cilin të merren parasysh edhe interesat e vendeve në borxhe. “Vendet e pasura deri tani e kanë bllokuar krijimin e një procesi të detyrueshëm dhe korrekt të shlyerjes së borxheve”, deklaroi Kristina Rehbein nga organizata “Erlassjahr.de”.

Eksperti i financave i “Misereor”, Klaus Schilder, paralajmëron nga pasojat e krizave të borxheve për vendet e prekura. Rritja e borxhit shtetëror është një “pengesë qendrore” për zhvillimin, theksoi ai. “Detyrimet për kthimin e borxhit e rëndojnë shumë buxhetin e shtetit – e nuk mbetet aspak hapësirë për të investuar p.sh. në fushën e shëndetësisë e arsimit.” Në këtë kontekst nuk duhet të lihet jashtë vëmendjes as përgjegjësia e donatorëve.

Raportin për borxhet nuk sheh parimisht si problem borxhet jashtë vendit, por e vendos theksin tek raporti mes kapacitetit ekonomik dhe atij financiar të një vendi si dhe tek qëndrueshmëria e strategjisë së tij financiare. Sipas mendimit të ekspertëve në këtë drejtim influencojnë në mënyrë problematike zhvillimet e ndryshme aktuale.

Ndër të tjera në një sërë vendesh në zhvillim dhe në ekspansion janë ulur të ardhurat prej shitjes së lëndëve të para për shkak të rënies dramatike të çmimeve. Njëkohësisht interesat e ulëta të obligacioneve shtetërore për vite me radhë në përgjithësi e kanë ulur gatishmërinë për blerjen e tyre. Por së fundi interesat për bonot e thesarit të këtyre shteteve janë rritur dukshëm në sfondin e shtimit të pasigurisë në tregjet e kapitalit./DW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test