BREAKING NEWS
Home » BOTA » Shpërthim terrorist në Ankara, 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Shpërthim terrorist në Ankara, 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Të paktën 27 persona kanë mbetur të vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim terrorist me autobombë në kryeqytetin turk të Ankarasë.

Në vendngjarje mbërritën ambulancat, të cilat bërën të mundur transportimin e të plagosurve për në spital, bëjnë me dije zyrtarët lokalë. Forcat e sigurisë evakuuan zonën, si dhe vendosën një perimetër sigurie, për të qenë të përgatitur për një shpërthim të dytë.

Dëshmitarët pohojnë se ngjarja ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve në  bulevardin “Ataturk” dhe në afërsi të kompleksit të ministrive. Muajin e kaluar, një sulm me bombë në një konvoj ushtarak në Ankara la të vrarë 28 persona dhe shumë të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test