BREAKING NEWS
Home » SHENDETI » Shkenca gjen zgjidhje për rënien e flokëve

Shkenca gjen zgjidhje për rënien e flokëve

Shkencëtarët japonezë kanë gjetur kurën për alopecinë (njerëzit pa flokë). Ata kanë arritur të krijojnë në laborator lëkurën e kokës me gjëndrat e djersës dhe të flokëve. Kjo lëkurë mund të djersitë dhe aty të rriten flokët.

Ky eksperiment është provuar tek minjtë dhe është rezultuar me sukses. Rezultatet treguan se lëkura e transplantuar lidhej mirë me nervat dhe fibrat muskulore në trup, duke çuar në daljen e qimeve në kokë.

Kjo tregon se lëkura mund të funksionojë normalisht si lëkura natyrale. Shkencëtarët morën qeliza nga mishi i miut për të zhvilluar lëkurën artificiale. Ata e transformuan atë në qeliza iPS, që është e njëjtë me qelizat staminale.

Shkencëtarët besojnë që kjo gjetje e re nuk do të ndihmojë vetëm njerëzit që vuajnë nga mospasja e flokëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test