BREAKING NEWS
Home » HUMAN & NATURE » Sandalet e sheshta me toptha, trend i sezonit veror

Sandalet e sheshta me toptha, trend i sezonit veror

Brendi portugez i këpucëve është i njohur në tërë botën në sajë të punës së Ana Delo Russo dhe zonjave të tjera të famshme që i promovojnë dhe veshin këto lloj këpucësh. Brendi “Alameda Turquesa” është ngritur rastësisht, kur Ana ka bërë byzylykë për vajzat e saj me fjongo shumëngjyrëshe. Këto toptha të vegjël dekorues janë shndërruar në trend dhe në një sukses të madh në rrjetet sociale. Ato janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe për këtë arsye, Ana ka vendosur që me ndihmën e vajzës së saj, Karolinës të dizajnojë edhe modele këpucësh. Motivi kryesor i koleksionit të saj janë këto toptha apo fjongo nga materiale të ndryshme, që janë shumë të popullarizuar këtë sezon dhe padyshim mund t’i gjeni në shtëpitë e mëdha të modës me aksesorë. Përveç sandaleve të sheshta dhe këpucëve me platformë, që janë pjesë standarde e koleksionit, Ana dhe Karolina e vogël kanë dizajnuar pupa me rripa lëkure që mbështillen në këmbë dhe fjongo zbukuruese shumëngjyrëshe. Të gjitha këpucët janë prodhuar në Portugali dhe janë të përpunuara me dorë, si dhe pjesa e dekorit ka kushtuar më shumë se 4 orë punë.

Tendenca të tjera të sandaleve të këtij sezoni veror

Të dashuruarit pas këpucëve mund të shohin trendet e fundit të këpucëve, bazuar nga sfilatat e Javës së Modës. Nga atletet te stiletto-t, nga këpucët oxfort te ato me takë me bazament, janë këto trendet e kësaj pranvere. Në modë këtë sezon do të jenë sandalet e sheshta, por edhe sandalet me takë dhe ortopedike. Shapkat stil indian, të cilat janë shumë të sheshta me bazamentit shumë të hollë do të jenë gjithashtu shumë të preferuara. Ato vinë si stilet indiane të shapkave shumë të thjeshta. Por sigurisht, edhe atletet verore do të përdoren shumë. Sandalet sportive preferohen pothuajse çdo sezon pasi janë modele komode, praktike, edhe pse deri para pak kohesh janë konsideruar jo estetike. Balerinat ose pupat, janë këpucët që gjithmonë tërheqin vëmendjen e femrave për shkak të pamjes, pasi mund të kombinohen me çdo veshje, por edhe sepse janë praktike. Sugjerohen ngjyra të hapura, me dekore të ndryshme verore ose me stampime lulesh.

Thekët

Thekët kanë qenë shumë në modë sezonin e shkuar dhe po ashtu do të jenë shumë të preferuara për kombinime edhe këtë verë. Përveç çantave, më të kërkuarat do të jenë sandalet e zbukuruara me theka, e femrat që e ndjekin modën, në dollapin e tyre do t’i kenë së paku një palë të tilla. Nuk ka rëndësi nëse janë të sheshta apo me taka të larta, e rëndësishme është që të kenë thekë. Ngjyrat standarde janë ende në treg, por ato për femra me shije më ndryshe duhet të kenë ngjyra më të guximshme, që bien më shumë në sy, siç është e verdha apo mustardë. Edhe raftet e markës së popullarizuar amerikane “Steve Madden” këtë pranverë do të jenë të mbushura me thekë, ndaj një model i sandaleve që duhet të kenë janë ato me thekë modele për të qenë koherent me sezonin pranverë-verë 2016.

Kombinoni minifundin

Minifundet dhe fustanet e shkurtër janë kthyer sërish këtë vit dhe duke pasur parasysh çfarë tregojnë minifundet, është shumë e rëndësishme që të zgjidhni këpucët që mund të kombinohen pa kaluar në mënyrë të ekzagjeruar, të sheshta ose të larta. Ka shumë stile këpucësh dhe sandalesh që mund të kombinohen me fundin e shkurtër disa nga këto janë: këpucët me takë të trashë, çizmet deri te kyçi, sandale me lidhje që ngjasojnë me sandalet e gladiatorëve (sugjerohen të zeza pasi kombinojnë me çdo veshje), këpucë me takë të vogël, atletet shumëngjyrëshe dhe me dizajno, çizme të shkurtra por edhe çizme të gjata mbi gjurin dhe mokasine. Duke qenë se trend të këtij sezoni do të jenë sandalet e sheshta me toptha, gurë dhe dizajno të veçanta sugjerohet që të paktën një model prej tyre të jetë pjesë e gardërobës suaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test