BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Rrëfehet Klodi Lesi: Ja pse e vrava gruan greke

Rrëfehet Klodi Lesi: Ja pse e vrava gruan greke

Klodi Lesi, shqiptari i cili në janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin katërvjeçar, tregoi me një letër të hapur arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes.

I penduar, 34-vjeçari u kërkon falje prindërve të vajzës, por njëkohësisht i bën ata fajtorë për shkatërrimin e familjes së tij.

Klodi tregon problemet që lindën në familje qyshkur bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë.

Çifti i kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës pasi Klodi dhe Leila u njohën dhe vendosën të jetonin së bashku në vitin 2008.

Pas lindjes së dy djemve, sjella e gruas nisi të ndryshonte dhe ajo i kërkoi të shoqit që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj.

Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014 ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit.

Pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë.

Natën e krimit ai kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test