BREAKING NEWS
Home » SPORT » Zhoze Mourinjo merr ofertë nga… Siria

Zhoze Mourinjo merr ofertë nga… Siria

Edhe pse vendi është në konflikt civil prej më shumë se pesë vitesh dhe një pjesë e madhe e qyteteve janë shkatërruar plotësisht, federata e futbollit ndjek programin e vet dhe bën një ofertë gati-gati në kufijtë e surreales për një nga trajnerët më të mirë në botë.

Kombëtarja siriane renditet në vendin e 123-të të klasifikimit të FIFA-s, por kjo nuk i ka penguar drejtuesit t’i kërkojnë portugezit të marrë drejtimin e skuadrës.

CNN citon deklaratën zyrtare të federatës siriane ku theksohet se ky është një moment delikat dhe i rëndësishëm për vendin dhe emërimi i një trajneri me peshë të madhe në arenën ndërkombëtare do ta ndihmonte Sirinë të luftonte si e barabartë me kundërshtarët në grupin eliminator për të synuar Kupën e Botës 2018, përcjell RTK.

“Ne jemi të hapur për negociata dhe shpresojmë në arritjen e marrëveshjes”, theksohet ndër të tjera në komunikatë.

Gjithsesi, edhe pse CNN ka vërtetuar faktin se bëhet fjalë për një qëndrim zyrtar, kjo mbetet një situate deri diku komike pasi Siria po përballet me probleme jetike ndërsa Mou mendohet se ka në xhep një kontratë të majme me Mançester Junajtidin për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test