BREAKING NEWS
Home » AUTO-MOTO » “Mercedes”-i dominon sërish në F1, e ndjek Ferrari

“Mercedes”-i dominon sërish në F1, e ndjek Ferrari

“Mercedes”-i rinis aty ku e la vitin e kaluar, duke dominuar provat zyrtare në Formula 1. Për u duk se do të ketë përpara një kampionat i ri, me rregullore e re por, me rezultat të njëjtë.

Lewis Hamilton, kampioni i Botës në fuqi, mori “pole positon” e parë për vitin 2016-të duke ndalur kronometrin në kohën 1 minutë 23 sekonda e 800 të mijtat. Ritmin e britanikut e mbajti vetëm shoku i skuadrës Niko Rosberg, i cili regjistroi kohën e dytë më të shpejtë duke plotësuar linjën  parë të nisjes tërësisht “Mercedes”.

Pas tyre u renditën dy makinat e kuqe të “Ferrarit”. Sebastian Vettel do të fillojë garën e Australisë në vendin e tretë, përpara shokut të tij të skuadrës Kimi Raikkonen.

Nuk kanë treguar ndonjë përmirësim dy pilotët e skuadrës McLaren, Fernando Alonso dhe Jenson Baton, të cilët u renditën respektivisht në vend të  12 dhe të 13-të.

Çmimi i madh i Australisë do të zhvillohet mëngjesin e së dielës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test