Nga brigjet italiane vjen një tjetër tragjedi, ku një gomone me 70 refugjatë është mbytur në ujërat e Mesdheut.
Sipas medieve ndërkombëtare, bëhet fjalë për një gomone të nisur nga Libia, e cila është fundosur rreth 4 milje nga bregu i Sabratës.
Një anije tregtare, që u gjend rastësisht aty, arriti të shpëtonte 27 persona, ndërsa 43 të tjerë janë ende të zhdukur.
Ndërkohë, rojet bregdetare italiane vazhdojnë operacionin e shpëtimit.