BREAKING NEWS
Home » SPORT » Mavraj: Shqipëria do të befasojë në Evropian

Mavraj: Shqipëria do të befasojë në Evropian

Mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj paralajmëron se kuqezinjtë do të befasojnë në kampionatin evropian “Francë 2016”.

Mbrojtësi i Kolnit i bëri këto komente nga Durrësi, ku u grumbullua me kuqezinjtë për miqësoret ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.

“Pas suksesit me kualifikimin ne Evropian, tani fillon puna për ndeshjet në grupe. Jam i lumtur qe i shoh këta futbolliste që kemi luajtur bashkë gjatë eliminatoreve. Këto miqësore janë një mundësi për te treguar vlerat tona dhe për t’ia bërë të vështire trajnerit ne zgjedhjet e tij. Konkurrenca është diçka e mire dhe krahasuar në vitet e shkuara është diçka pozitive për skuadrën. Sot jemi 25 futbolliste dhe është një vlere e madhe për Shqipërinë”, ka thënë Mavraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test