BREAKING NEWS
Home » BOTA » Koreografia e bjellorusit në Eurovizion me ujqër në skenë

Koreografia e bjellorusit në Eurovizion me ujqër në skenë

Performanca dhe spektakli skenik janë kthyer vitet e fundit në një gjë të zakonshme në Eurovizion. Një shfaqje e pazakontë këtë vit do të dhurohet nga këngëtari bjellorus Ivan.

Ai planfikon të performojë lakuriq dhe i rrethuar nga ujqërit. Pamjet e koreografisë së 21-vjeçarit janë publikuar nga “LifeNews”. “Kjo padyshim se do të jetë një përvojë e mrekullueshme”, tha Ivan për “AFP”.

“Kjo për faktin se kurrë nuk kam performuar në skenë ashtu siç kam lindur, dhe me kafshë të egra”, shtoi ai. Megjithatë ende nuk dihet nëse Eurovizioni do të lejojë këtë paraqitje, pasi në rregullore janë të ndaluara kafshët në skenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test