Ringjallje të stuhive reshjeve të borës dhe të ftohtë duket se do të vij Pashka këtë vit sipas shkencëtarëve që studiojnë të dhënat dhe që bëjnë të ditur se do të jetë Pashka me e ftohtë ndër vite.
Pavarësisht nga fakti se këtë vit Pashka vjen më ngadalë dhe përkon me ditën e parë të muajit maj, moti do të jetë kryesisht i ftohtë që të kujton dimrin dhe jo pranverën.
Të dhënat e fundit parashikojnë, këtë vit ardhje të një pranvere me mot që do të ketë shumë reshje shiu dhe temperatura nën normale për sezonin. Bora nuk do të zhduket nga malet dhe nga lartësitë më të ulëta në Greqinë veriore.
Në drejtim të Javës së Madhe dhe Pashkës, koha duket të jetë e paqëndrueshme dhe me shumë stuhi, dëborë në male dhe temperatura të ulëta sidomos gjatë natës dhe në mëngjes në Traki, Maqedoni, Epir dhe Thesali.