BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Kërkesat për azil, rreth 5 mijë shqiptarë u kthyen vullnetarisht

Kërkesat për azil, rreth 5 mijë shqiptarë u kthyen vullnetarisht

Të dhënat e raporti i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Kufirin, FRONTEX bëjnë  me dije se rreth 4626 shqiptarë u kthyen vullnetarisht nga vendet e Bashkimit Evropian për në Shqipëri, pasi kërkesa për azil iu refuzua në vendet ku kishin shkuar. Shqiptarët janë të katërt në listë, ndërsa vendin e parë e zënë ukrainasit, indianët dhe në vend të tretë shtetasit nga Kosova. Shqiptarët zënë vendin e parë, për sa i përket të rikthyerve me forcë. Plot 10 249 persona u transportuan nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke shënuar një shifër shumë më të lartë se viti paraardhës. Për sa i përket vendimeve të përgjithshme për kthimin, shqiptarët nga Shqipëria zënë vendin e parë me 26 453 persona, ndërsa në vend të dytë janë ukrainasit dhe në vend të tretë kosovarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test