BREAKING NEWS
Home » BOTA » Kërcënimet e sigurisë, në qendër të takimit të G7-ës

Kërcënimet e sigurisë, në qendër të takimit të G7-ës

Kërcënimet ndaj sigurisë globale janë ndër temat kryesore në diskutimet e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, me ministrat e Grupit të Shtatëshes në takimin dy ditor në Hiroshima të Japonisë.

Kerry mbërriti sot në Hiroshima pas një vizite në Afganistan. Ai është i pari Sekretar amerikan i Shtetit që viziton Hiroshimën, e cila u shkatërrua nga bomba atomike amerikane në fund të Luftës II Botërore.

Grupi i Shtatëshes përfshin Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë. Disa vende evropiane po përjetojnë sfida madhore sigurie pas sulmeve terroriste të Parisit dhe Brukselit.

Përveç kërcënimit terrorist, përfaqësuesit e Shtatëshes po diskutojnë edhe sigurinë e korridoreve detare në Detin e Kinës së Jugut si dhe krizën e refugjatëve në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

/ Zëri i Amerikës / 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test