BREAKING NEWS
Home » GREQI » 2 shqiptarë ndalohen me 23 kg kanabis në Selanik

2 shqiptarë ndalohen me 23 kg kanabis në Selanik

Në kuadër të një operacioni antidrogë në qytetin e Selanikut janë arrestuar dy shtetas shqiptarë. Policia vendase ka bërë të ditur se ata janë të moshave 26 dhe 38 vjeç.

“Protothema.gr” shkruan se dy shqiptarët janë kapur me 23 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Ndërkohë, nga hetimet rezulton se droga vinte nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun e Selanikut. Shqiptarëve gjithashtu u janë sekuestruar rreth 3 mijë euro, automjeti me të cilin lëviznin dhe 9 aparate celularë.

Policia greke ka bërë të ditur se hetimet vazhdojnë për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë të shqiptarëve në aktivitetin e paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test