BREAKING NEWS
Home » BOTA » Zmbrapsen nga Palmira xhihadistët, Asad: Arritje historike

Zmbrapsen nga Palmira xhihadistët, Asad: Arritje historike

Forcat qeveritare siriane ia dolën me sukses të zmbrapsin ISIS-in nga qyteti i vjetër i Palmirës, ndërsa janë zotuar të marrin së shpejti edhe kontrollin e Rakas.

Forcat sirianë dhe ushtria të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë luftuar për më shumë se 3 jave për të marrë kontrollin e qytetit që ra në duart e ekstremistëve majin e vitit të kaluar.

Presidenti sirian Bashar al-Asad tha se rimarrja e këtij qyteti konfirmoi suksesin e strategjive ushtarake në luftimin e terrorizmit.

“Çlirimi i qytetit historik të Palmirës është një arritje e madhe dhe një tjetër tregues i suksesit të strategjisë që ndjek ushtria siriane dhe aleatët e saj në luftën kundër terrorizmit”, citohet të ketë thënë Asad nga televizioni shtetëror sirian.

Përveç jetëve të humbura në Palmira janë shkatërruar edhe shumë objekte me një vlerë të madhe në trashëgiminë kulturore të vendit.

4000 vjet më parë  në këtë qytet kryqëzoheshin ndikimet e babilonasve, egjiptianëve, persëve, grekëve dhe romakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test