BREAKING NEWS
Home » KULTURA » Ish-refugjatja shpallet mësuesja më e mirë në botë

Ish-refugjatja shpallet mësuesja më e mirë në botë

Mësuesja palestineze, Hanan Al Hroub, për shkak të mënyrës së saj të mësimit ka fituar çmimin e mësuesit më të mirë në botë, prej 1 milion dollarësh.

Hanan Al Hroub u rrit në një kamp refugjatësh palestinezë dhe tani punon si mësuese, raporton BBC-ja.

Ajo është e specializuar për mbështetjen e fëmijëve, të cilët kanë qenë të traumatizuar nga dhuna.

Fituesi u njoftua në një ceremoni çmimesh që është mbajtur në Dubai, dhe u përcoll me një video-mesazh të urimit dërguar nga princi William.

Themelues i këtij çmimi është Fondacioni Varkey me seli në Britani dhe në zgjedhje hynë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e shkollave publike dhe private në botë, nga kopshti deri në shkollë të mesme.

Çmimi për mësuesin më të mirë ndahet çdo vit për edukatorët që japin kontribut të madh në profesion.

Papa Françeku gjithashtu ka dërguar një mesazh duke thënë se mësuesit janë “ndërtuesit e paqes dhe unitetit”.

Hanan Al Hroub pas mori çmimin tha se do t’i shpenzojë paratë për përkrahjen e studentëve të saj.

Pjesëmarrës në Çmimet Globale të mësimdhënësve ishin mësuesit nga India, Kenia, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

 / Zëri i Amerikës/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test