BREAKING NEWS
Home » BOTA » 100 të vdekur nga fishekzjarrët në tempullin indian

100 të vdekur nga fishekzjarrët në tempullin indian

Të paktën 100 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i fuqishëm dhe zjarri që pasoi në një tempull hindu në shtetin indian të Keralës.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se “shpërthimi u shkaktua nga një grumbull i madh fishekzjarrësh, që duhej të përdoreshin si pjesë e festimeve në një festival lokal për vitin e ri”.

Ndërkohë, policia vendase ka bërë të ditur se “shpërthimi dhe zjarri i fuqishëm bënë që një prej ndërtesave të tempullit të shembej, duke shkaktuar edhe vdekjen e shumë prej viktimave”. Mësohet se, mbi 200 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Mediet indiane shkruajnë se mijëra njerëz ishin mbledhur në tempullin e qytetit bregdetar, Paravur, kur ndodhi shpërthimi.

“Pritet rritje e bilancit, pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Hetimet kanë nisur për shkakun e shpërthimit, që ende nuk dihet, por spekulohet për një gabim njerëzor”, janë shprehur autoritetet vendase.

Një gjykatës i zonës ia kishte mohuar tempullit lejen për shfaqjen me fishekzjarrë, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe ankesave të banorëve.

Vitet e kaluara, në shfaqjen me fishekzjarrë ishin verifikuar incidente të ndryshme. Por, pavarësisht urdhrit të gjykatës, administrata e tempullit kishte grumbulluar fishekzjarrët për t’i përdorur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test