BREAKING NEWS
Home » BOTA » Hollanda drejt mbylljes së shumë burgjeve, nuk ka të burgosur

Hollanda drejt mbylljes së shumë burgjeve, nuk ka të burgosur

Holanda po vuan nga një problem serioz, por tejet të pazakontë – nuk ka mjaftueshëm të burgosur për të mbushur burgjet e veta.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Drejtësisë, shkalla e përgjithshme e krimit do të bjerë me 0.9 për qind në vit brenda pesë vjetëve të ardhshme, shkruan “The Guardian”, përcjell “Koha Ditore”.

Meqë një e treta e 13500 qelive nuk janë të mbushura, kjo do të thotë se pesë burgje do të përballen përfundimisht me mbyllje. Ndërsa Unioni i Punonjësve të Burgut (FNV) druan se mbi 1900 punëtorë do të mbesin pa vendet e tyre të punës, rreth 700 prej të cilëve që do të shndërrohen në nëpunës “të lëvizshëm” të vendosur në më shumë se një vend.

“Më shumë se një e treta e burgjeve nuk janë duke u përdorur dhe parashikimet flasin se gjërat vetëm sa do të bëhen edhe më keq”, ka thënë Jap Osterver, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.

“Pa dyshim, nga perspektiva sociale, kjo gjë është e mirë për shkak se shkalla e krimit ka rënë, mirëpo nëse jeni një person që punon në burgje, atëherë ky nuk është aspak lajm i mirë” , shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test