BREAKING NEWS
Home » KULTURA » Grupi muzikor polak me emër shqip dhe shqiponjë (FOTO)

Grupi muzikor polak me emër shqip dhe shqiponjë (FOTO)

Tre  këngëtarë të njohur në estradën e muzikës polake të zhanrit rep po arrijnë suksese tek publik vendas por duke u ngjitur edhe në top listat muzikore.

Fjala është për grupin “Gang Albanii”, të cilët jo vetëm se kanë dhënë grupit të tyre emrin “shqiptar” por që në logon e tyre kanë vendosur edhe shqiponjën dykrenore, informon “INA”.

Hiti i fundit “Fryti i ndaluar” (titulli origjinal Zakazany Oëoc) që u lançua si premierë këtë muaj ka arritur suksese të shumta ku brenda 5 ditësh arriti në toplistën e 10 këngëve më të dëgjuara në Poloni.

Duhet cekur se asnjë nga autorët e këngëve nuk ka ndonjë prejardhje shqiptare dhe se që të gjithë janë shtetas polakë, ku ca nga ata jetojnë jashtë shtetit. Këngët e tyre përshkruajnë jetën e shqiptarëve mafiozë. Në hitin e fundit si bashkëpunëtor ishte edhe MMA luftëtari i shquar polak “POPEK” ( Paële Mikolajuë) i njohur si “Mbreti i Shqipërisë”.

gang-640x640-620x620

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test