BREAKING NEWS
Home » AUTO-MOTO » Edhe tek makinat me benzinë shtrihet skandali i Volkswagen-it

Edhe tek makinat me benzinë shtrihet skandali i Volkswagen-it

Nga 800.000 makina “të prekura” të Volkswagen-it që qarkullojnë në Europë, afërsisht 100.000 janë makina me benzinë, njoftoi të Mërkurën ministri Gjerman i Transporteve, Aleksandër Dobrint.

“Sot na thanë që midis automjeteve që bëhet fjalë, 98.000 janë makina me benzinë”, theksoi në një mbedhje të Buntestagut gjerman.

Vonë në mbrëmjen e së Martës, Volkswagen bëri të ditur se kishte nënvlerësuar konsumin e lëndës djegëse dhe emetimin e dioksidit të karbonit në 800.000 automjete që u shitën në Europë.

Dobrinti theksoi se firma gjermane duhet të marrë përgjegjësinë e saj dhe në vazhdim të dëmshpërblejë shtetin për të ardhurat vjetore që mungojnë në arkë për shkak të këtij mashtrimi. Në Gjermani, sa më pak ndotin automjetet mjedisin, aq më pak taksa qarkullimi paguajnë pronarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test