BREAKING NEWS
Home » GREQI » “E turpshme dhuna e policisë së Shkupit ndaj refugjatëve”

“E turpshme dhuna e policisë së Shkupit ndaj refugjatëve”

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, dënoi dhunën e përdorur nga policia e Shkupit kundër emigrantëve.

Kreu i qeverisë tha se kundërpërgjigja me gaz lotsjellës dhe plumba gome kundrejt qindra azil-kërkuesve  që kërkojnë të kalojnë kufirin është diçka me të vërtetë e turpshme.

Cipras theksoi se aktet e tilla të dhunës nuk bëjnë pjesë në vlerat e një shteti evropian dhe aq më tepër për një vend që aspiron të anëtarësohet në BE.

Megjithatë pas këtyre deklaratave nuk mungoi kundërpërgjigja e zyrtarëve të Shkupit.Ata kritikuan angazhimin e Greqisë sa i takon parandalimit të protestës së azilkërkuesve.

Shkupi shprehet se autoritetet helene duhet të kishin bërë më shumë për t’i ndalur emigrantët në përpjekjet e tyre për të kaluar ilegalisht kufirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test