BREAKING NEWS
Home » OPINION » Çfarë po e pengon ekonominë!

Çfarë po e pengon ekonominë!

1231-300x150Nga Hamid Rashid dhe Joseph E. Stiglitz

Rreth 44 milionë njerëz janë të papunë në vendet e zhvilluara, rreth 12 milionë më shumë se viti 2007, ndërsa inflacioni ka arritur nivelin  më të ulët që nga kriza. Më shqetësues është fakti, që norma e rritjes së vendeve të përparuara është bërë më e paqëndrueshme. Kjo është e çuditshme, sepse si ekonomi të zhvilluara me llogari kapitali plotësisht të hapura, ato duhet të përfitonin nga rrjedhja e lirë e kapitalit dhe ndarja e rrezikut ndërkombëtar – dhe kështu të përjetonin pak paqëndrueshmëri makroekonomike. Për më tepër, transferuat sociale, përfshirë përfitimet nga papunësia, duhet t’i kishin lejuar kryefamiljarëve të stabilizonin konsumin e tyre. Por politikat dominonte gjatë periudhës pas-krizë – lehtësimi sasior (QE) dhe pakësimi fiskal nga bankat e mëdha qendrore – kanë ofruar pak mbështetje për të stimuluar konsumin e familjeve, investimin dhe rritjen. Përkundrazi, ato janë prirur t’i bëjnë çështjet më keq.

Në SHBA, lehtësimi sasior nuk e nxiti konsumin dhe investimin pjesërisht sepse shumica e likuiditetit shtesë u kthye te kasafortat e bankave qendrore në formën e rezervave të tepërta. Akti i Lehtësimit të Shërbimeve Rregullatore Financiare të vitit 2006, që autorizoi Rezervën Federale të paguajë interes mbi rezervat e nevojshme dhe shtesë, kështu minoi objektivin kyç të QE.

Në fakt, me sektorin financiar amerikan gati në kolaps, Akti i Stabilizimit Ekonomik Emergjent në 2008 e shtoi datën e ofrimit të interesit mbi rezervat me tre vjet, më 1 tetor 2008. Si rezultat, rezervat tepricë të mbajtura te Fed u rritën, nga një mesatare 200 miliardë dollarë gjatë 2000-2008 në 1.6 trilion gjatë 2009-2015. Institucionet financiare zgjodhën t’i mbajnë paratë e tyre te Fed në vend që të jepnin hua te ekonomia reale, duke fituar rreth 30 miliardë dollarë – krejt pa rrezik – gjatë pesë viteve të fundit.

Kjo përbën një subvencion bujar – kryesisht të fshehur – nga Fed për sektorin financiar. Dhe, si pasojë norma e interesit të Fed u rrit muajin e shkuar, që rrit edhe subvencionit në 13 miliardë dollarë këtë vit.

Stimujt e vazhdueshëm janë e vetmja arsye që shumë nga përfitimet e shpresuara të normave të ulëta të interesit nuk materializuan. Duke qenë se QE ia doli të ruajë normë interesi afërisht zero për thuajse shtatë vite, kjo duhej t’i kishte inkurajuar qeveritë në vendet e zhvilluara të marrin hua dhe të investojnë në infrastrukturë, arsim dhe sektorët socialë. Transferuat sociale në rritje gjatë periudhës post-krizë do të kishin nxitur kërkesën agregate dhe të kishin zbutur format e konsumit.

Për më tepër, raporti i OKB tregon qartë se, në botën e zhvilluar, investimi privat nuk u rrit aq sa pritej, për shkak të normave të interesit shumë të ulëta. Në 17 nga 20 ekonomitë më të mëdha të zhvilluara, rritja e zhvillimit mbeti e ulët gjatë periudhës post-2008 sesa në vitet përpara krizës; pesë përjetuan një rënie në investim gjatë 2010-2015. Globalisht, siguritë e borxhit lëshuar nga korporatat jo-financiare u rritën ndjeshëm gjatë të njëjtës periudhë. Konsistente me provat e tjera, kjo nënkupton se shumë korporata jo-financiare morën hua, duke përfituar nga normat e ulëta të interesit. Por, në vend që të investonin, ato përdorën para borxh për të blerë kapitalin e vet ose për të blerë asete të tjera financiare. QE kështu, stimuloi rritje të mëdha në kapitalizmin e tregut dhe përfitueshmëri të sektorit financiar.

Por, sërish, asnjë nga këto nuk e ndihmoi shumë ekonominë reale. Qartazi, mbajtja e normave të interesit në nivelin afër zeros nuk çon domosdoshmërisht në nivele më të larta të kreditit apo investimit. Ndërsa bankat po japin liri zgjedhjeje, ato zgjedhin përfitim pa rrezik apo edhe spekulimin financiar mbi huadhënien që do të mbështeste objektiva më të gjera të rritjes ekonomike.

Përkundrazi, kur Banka Botërore ose FMN jep hua para të lira te vendet në zhvillim, ajo imponon kushte mbi faktin se ku do të shkojnë paratë. Për të pasur efektin e dëshiruar, QE duhej të shoqërohej jo vetëm me përpjekjet zyrtare për të përmirësuar kanalet e huadhënies, por edhe me objektiva specifike për bankat. Në vend të inkurajoheshin bankat për të mos dhënë hua, Fed duhej të kishte penalizuar bankat për mbajtje të rezervave shtesë.

Me normat shumë të ulëta të interesit që sollën pak ëprfitim për vendet e zhvilluara, ato imponuan kosto të konsiderueshme mbi ekonomitë dhe tregun në zhvillim. Një pasojë e paqëllimtë, por jo e papritur e lehtësimit monetar ka qenë rritja e ndjeshme në rrjedhën e kapitalit jashtë shtetit. Hyrjet totale të kapitalit në vendet në zhvillim u rritën nga rreth 20 miliardë dollarë në 2008 në mbi 600 miliardë dollarë në 2010.

Në atë kohë, shumë tregje në zhvillim po hasnin vështirësi në menaxhimin e valës së papritur të kapitalit nga jashtë. Shumë pak shkoi te investimi fiks. Në fakt, rritja e investimit në vendet në zhvillim u ngadalësua ndjeshëm gjatë periudhës post-krizë. Këtë vit, vendet në zhvillim, së bashku pritet të kenë rekord në kapitalin neto nga jashtë – një total prej 615 miliardë dollarë – që nga 2006.

As politika monetare dhe as sektori financiar nuk po bën atë që duhet. Duket se përmbytja e likuiditetit ka shkuar në mënyrë disproporcionale për të krijuar pasuri financiare dhe rritje të flluskave të aseteve, në vend të forcimit të ekonomisë reale. Pavarësisht rënies së ndjeshme në çmimet e kapitalit kudo në botë, kapitalizmi i tregut si një aset i PBB-së globale mbetet i lartë. Rreziku i një krize tjetër financiare nuk mund të shpërfillet.

Ka politika të tjera që mbajnë premtimin e rivendosjes së rritjes së qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse. Këto fillojnë me rishkrimin e rregullave të ekonomisë së tregut për të siguruar barazi më të madhe, më shumë mendim afatgjatë dhe frenim të tregut financiar me rregulla efektive dhe struktura të duhura të stimujve.

Por rritja e madhe në investimin publik në infrastrukturë, arsim dhe teknologji do të jetë gjithashtu e nevojshme. Këto duhet të financohen, të paktën pjesërisht, duke imponuar taksa mjedisore, përfshirë taksat e karbonit dhe taksat e monopolit dhe renta të tjera që janë bërë të përhapura në ekonominë e tregut – dhe që kontribuojnë jashtëzakonisht në pabarazi dhe zhvillimin e ngadaltë. Pikëpamjet e shprehura këtu nuk reflektojnë ato të OKB ose shteteve anëtare.

*Rashid është shef i Monitorimit Ekonomik Global në Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështje e Ekonomisë dhe ato Sociale. Stiglitz, një laureat i Nobelit në ekonomi, është profesor në Universitetin e Kolumbias. Shkruar për “Project Syndicate”. Marrë nga reporter.al. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test