BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI (page 4)

LAJME NGA VENDI

Energjia, deklaratë për kompensimin

Tri kategoritë e personave dhe familjeve që do të përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike, sipas kritereve që ka vendosur Instituti i Sigurimeve Shoqërore, duhet të plotësojnë një deklaratë, për të verifikuar dokumentacionin dhe pagesat e energjisë. Pas kësaj, dhe verifikimit përkatës, pensionet e tyre do të rriten me 648 lekë. Drejtoresha e Përfitimeve në ISSH, Solida Dibra, tregon në intervistë ...

Read More »

Toka në fshat, nis dhënia e titujve të pronësisë

Nis procesi i dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën në fshat, që i jep zgjidhje përfundimtare problemit 25-vjeçar të pronësisë mbi tokën bujqësore, me pasoja shumë të rënda për zhvillimin e qëndrueshëm rural. 150 certifikatat e para të pronësisë mbi tokën u shpërndanë dje, në Novoselë, ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama. “Koha që nga dita që kemi ...

Read More »

Rama: Dokumentet e pronësisë mbi tokën, shërbim falas

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me banorët e Novoselës, ku ka shpërndarë 150 certifikatat e para të pronësisë mbi tokën bujqësore. Duke folur para të pranishmëve, Rama tha se marrja e titullit të pronësisë është një proces jetik, i cili do të garantohet falas nga qeveria. “Certifikatat e pronësisë për tokën bujqësore janë falas. Do të ndiqet modeli i ...

Read More »

Parandalohet konflikti me armë në Tiranë, tre të arrestuar

Një konflikt me armë që mund të kishte patur pasoja të rënda është parandaluar pasditen e sotme nga Forcat Shqiponja. Një punonjës i qarkullimit rrugor i cili ka qenë me shërbim ka ndërhyrë menjëherë për shmangien e konfliktit duke kërkuar dhe ndihmë nga forcat e Posaçme Shqiponja. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur neutralizimin e njërit prej personave të përfshirë ...

Read More »

Vritet Almir Daci, luftëtari shqiptar i ISIS-it

Almir Daci, ish-imami i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin në vitin 2015, është vrarë në Siri. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e Dacit në Leshnicë, të cilët për herë të dytë, kane  hapur derën e mortit në shtëpinë e tyre. Familjarët nuk kanë pranuar të tregojnë shumë gjëra lidhur me lajmin e ...

Read More »

Shqiptarët blejnë 20 mijë fanella për 60 ditë

Një çmenduri më vete për fanellën e Shqipërisë. Nga dita e prezantimit të fanellës Triumf deri sot janë shitur më shumë se 20 mijë fanella në gjithë botën dhe FSHF dhe ”Macron” mendojnë që kjo shifër deri në fund të Europianit ku kjo fanellë do të dalë nga qarkullimi të shkojë deri në 60 mijë ekzemplarë. Bluza e re e ...

Read More »

Deklarohen pasuritë e kryetarëve të bashkive

Kryetarët e bashkive të Shqipërisë zotërojnë pasuri të shumta, duke u bërë pjesë e asaj shtrese të zyrtarëve që mund t’i quash të pasur. Sipas një analize të bërë nga portali “Open Data Albania”, bazuar mbi strukturën dhe vëllimin e aseteve të patundshme që zotërohen nga kryebashkiakët e zgjedhur për mandatin drejtues 2015- 2019, rezulton se 46 kryetarë bashkish zotërojnë ...

Read More »

Kakavijë, policia sekuestron 6456 gr flori

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar këtë paradite 6456 gr flori të cilën po tentonin ta kalonin nga Greqia në Shqipëri tre shtetas rumunë. Përkatësisht shtetasit me iniciale S. S.,  P. S.,  Dh. S., janë munduar të shmangin detyrimet doganore. Flori u zbulua gjatë kontrollit të automjetit me targa MAAK 256. Mbi tre shtetasit rumunë rendon akuza për “mosdeklarim të ...

Read More »

Në Ditën Ndërkombëtar mbi Autizmin”Tolerancë zero ndaj atyre që dhunojnë dhe abuzojnë me fëmijët”

Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Bashkia Fier organizuan aktivitetin “Riciklimi është Art”. Aktiviteti i organizuar në Qendrën “Horizont” në qytetin e Fierit , një qendër multifunksionale për shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuar në qytetin e Fierit, kishte qëllimin që ...

Read More »

Gati fluturimet nga Kukësi për shqiptarët

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto deklaroi se aeroporti i Kukësit së shpejti pritet të jetë funksion, çka nënkupton heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve për aeroportin e Rinasit. Përmes një konference për media, ministri Haxhinasto bëri me dije se pas marrëveshjes së arritur me përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, krijohet mundësia për të hapur një tjetër aeroport në vend. “Sipas ...

Read More »

test