BREAKING NEWS
Home » EKONOMI » Banka e SHqipërisë: Vendi nuk rrezikohet nga deflacioni

Banka e SHqipërisë: Vendi nuk rrezikohet nga deflacioni

Banka e Shqipërisë garanton se ekonomia nuk është në situatë deflacioniste dhe as rrezikohet prej saj.

Në një deklaratë për media, Banka e Shqipërisë bën me dije se ka analizuar me seriozitet fenomenin e rënies së inflacionit gjatë dy muajve të parë të vitit 2016.

Sipas BSH-se, konkluzionet paraprake të këtyre analizave sugjerojnë se rënia e inflacionit ka ardhur nga goditja e ofertës. Rënia e çmimit te naftës, fillimisht në tregjet ndërkombëtare dhe së fundmi edhe në tregjet lokale, ka prodhuar një efekt rënës mbi inflacionin në intervalin 0.5 deri në 1 pikë përqindjeje.

Së dyti, sqaron BSH-ja, inflacioni i ushqimeve në partnerët tanë tregtarë luhatet në nivele të ulëta.

Pavarësisht se analizat e deritanishme tregojnë se rënia e inflacionit nuk duket te ketë ardhur nga rënie te papritura te kërkesës dhe konsumit në këtë periudhë, gjithsesi është e qartë që niveli i rritjes ekonomike dhe kërkesës agregate mbeten poshtë niveleve të tyre potenciale dhe vazhdojnë të frenojnë kthimin e inflacionit në objektiv.

Duke marrë shkas nga disa komente në media, Banka e Shqipërisë  saktëson se zhvillimet aktuale në inflacion nuk përbëjnë një situatë deflacioniste, dhe as sinjalizojnë për rrezikun e një situate të tillë në të ardhmen. “Situatat deflacioniste lidhen me periudha recesioni ekonomik, apo me goditje të forta dhe të zgjatura nga ana e ofertës. Të dhënat zyrtare mbi aktivitetin e brendshëm ekonomik nuk përmbajnë sinjale të tilla në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test